Anglia do luajë në Shqipëri, qeveria britanike e lejon të udhëtojë drejt Tiranës

Jepet më nëfund drita jeshile. Anglia do të udhëtojë drejt Tiranës në fund të muajit mars, vendimi është marrë nga qeveria britanike duke bërë një përjashtim për aktivitetet e Federatës Angleze të Futbollit, shkruan e përditshmja “Daily Mail”.
“Të gjitha fluturimet e drejtpërdrejta midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë janë pezulluar që nga 22 Dhjetori, me këdo që udhëton në vend përmes një rruge tjetër që kërkohet të vetë-izolohet gjatë kithimit të tyre, por skuadrës Gareth’s Southgate u është dhënë leja e udhëtimit”, shkruan e përditshmja britanike..
Nëse do të kryhej një debutim i tillë edhe me ndalesë në ndonjë shtet tjetër do të kërkohej më pas karantinim në kthimin në Angli. Megjithatë Federata Agleze duket se sot të ketë marrë lajmin e mirë për të bërë përjashtim për djemtë e Sauthgejt.
Anglia do të udhëtojë drejt Tiranës më 28 mars për ndeshjen që do të zhvillojë për eliminatore e kampionatit botëror në stadiumin “Air Albania”, gjithashtu atyre i duhet të shkojnë ne Sna Marino dhe Poloni.