“Arrest me burg” për mjekun, juristja fajëson avokatin e mjekut për vendimin e gjykatës: Ja sesi deri tani ia siguroi 8 vite burg pa shërbim prove klientit të tij, ia zhyti edhe noterit që ka bërë aferën

Ditën e sotme gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për mjekun Edvin Prifti, i cili akuzohet për korrpsion dhe iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë që i mbante në banesën dhe zyrën e tij.

Juristja e njohur Enida Bozheku ka fajësuar Henrik Ligorin, avokatin e mjekut për vendimin e gjykatës, pasi me ato që ka thënë gjatë senacës gjyqësore i ka shtuar klientit të tij edhe dy akuza të tjera, evazionin fiskal dhe pastrimin e parave.

Sipas saj, deri më tani avokati i ka siguruar mjekut një dënim prej 8 vitesh burg pa shërbim prove, por i ka hapur punë edhe noterit që ka bërë aferën për transaksionin “cash” mbi normat e lejuara.

“Ah per Avokat, mire korrupsioni aktiv, po me ato qe deklaroj ne salle te gjyqit, doktorit te shkrete, qe vetem arrest me burg nuk duhej t’i jepej, do i shtohen edhe: pastrim i produktit te vepres kriminale dhe evazion fiskal.

Perkatesisht: transaksjoni ilegjitim cash mbi normat e lejuara nga ligji per pastrimin e parave per shit-blerjen ne bashkepronesi (deklaruar nga avokati-mekanik, ja zhyti dhe Noterit qe ka bere aferen);

Mos pagimi i detyrimeve fiskale per ato 220 mije euro e cmimeve nderkombetare. Vazhdo avokat, se deri tani një 8 vjeçare burg, pa sherbim prove, sa po ja sigurove klientit tend.

Sinqerisht, mjekut mund ti aplikohej detyrim paraqitje, me ndalim udhetimi jashte vendi, si masa shtrenguse, nuk eshte me rrezikshmeri shoqerore dhe, pavaresisht veprave penale, krim i “jakave te bardha” mbetet i prezumuar deri ne nje vendim gjyqesor te formes se prere. Pra, prezumimi i pafajsise, mbahet parasysh ne cdo shkalle e gjendje te gjykimit. Po me ate avokatin – mekanik, pisk e ka pune, mjeku”, shkruan Bozheku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT