Arrestimet e bujshme në Gjykatën e Krujës, reagon ambasadorja amerikane: Për të gjithë ata që kanë menduar se SPAK…

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me operacionin e ndërmarrë sot nga SPAK, ku u arrestua gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, një avokat dhe kryesekretarja e gjykatës.

Nga Durrësi, Kim tha se Reforma në drejtësi nuk është një mrekulli, por ndodh hap pas hapi.

“Kjo ka të bëjë me forcimin e shtetit ligjor dhe me rritjen e transparencës. Për këtë arsye reforma në Drejtësi është e rëndësishme, është çështje biznesi dhe jo morali. Dhe për të gjithë ata që kanë menduar se SPAK nuk do të funksiononte, ju korrigjoj, e keni gabim.

Do të doja të shikoni të gjitha çështjet që ka marrë SPAK në dorë, përfshirë edhe Krujën. Reforma në Drejtësi ndodh hap pas hapi dhe ne duhet të jemi ata që do ta ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të ecim përpara.

Gjithashtu është ajo gjë që unë kam theksuar më herët është që ta shtyni veten, të shkoni larg skepticizmit. Shikoni faktet, çfarë po bën SPKA dhe çfarë po bën Policia e Shtetit. mos u shpërqendroni nga propaganda”, deklaroi Yuri Kim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT