Arrestimet/ Yuri Kim telefonon kreun e SPAK: Reforma në Drejtësi s’do të jetë e lehtë, por po shohim rezultate

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kreu e SPAK, Arben Krajën, pas arrestimeve të fundit.
Me një shënim në Twitter, Kim shkruan se Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, pro shton se po shihen rezultate.
Ajo inkurajon SPAK që të vazhdojë kështu, “të ecim së bashku, hap pas hapi”.
“Unë takova Arben Krajën 1 vit më parë. E telefonova atë sot për të shprehur falënderime dhe inkurajim për hetimet, arrestimet dhe dënimet e fundit të SPAK. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por ne shohim rezultate tani. Le të vazhdojmë të ecim së bashku – hap pas hapi”, shkruan Kim.
SPAK arrestoi dje gjyqtaren e shumëpërfolur Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë, pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani.
Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje.