Avokatët e mjekut kërkojnë LIRIMIN e tij nga burgu, SPAK-u ‘MBYTET’ nga kallëzime të tjera për korrupsion nga Priftit

Avokatët e mjekut Edvin Prifti kanë dorëzuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme kërkesën për lirimin nga burgu të tij.
Po ashtu, mësohet se në SPAK kanë mbërritur edhe 3 denoncime të reja për mjekun, të cilat po hetohen.
Mjeku i njohur kardiokirurg Edvin Prifti u arrestua nga SPAK me akuzën e korrupsioni dhe marrjen e ryshfetit.
Atij iu gjetën në shtëpi 250 mijë euro dhe 160 milion lekë, pasi emri i doli në përgjime në kuadër të operacionit për arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.