Basha i përgjigjet Ramës: Jam në mendje me ty kur…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama nga Vlora.

“Edi, ti thua se ti nuk ke mënyrë si ta ndalësh emigrimin. Jam në një mendje me ty, ti nuk ke si ta ndalësh. Për 8 vjet me radhë ti jo vetem ke dështuar në parandalimin e emigracionit, por prej keqqeverisjes tënde ai mbërriti rekorde prej qindra e mijëra shqiptarësh që braktisin vendin”, shprehet Basha.

Lideri i opozitës thekson se opozita e ka një mënyrë të ndaljes së emigrimit masive të shqiptarëve. “Po ne e kemi një mënyrë. Ne kemi një plan pune: taksa më të ulëta, thithje të investimeve te huaja, mbështetje financiare për çdo të ri shqiptar që kthehet të punojë e të jetojë në Shqipëri, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbeshtetje e stimulim te sipërmarrjeve të të rinjve. Më 25 prill shqiptarët do të zgjedhin një qeverisje që do ta nxjerrë Shqipërinë nga balta dhe do të na kthejë të rinjtë në atdhe.
Shqipëria do të fitojë!”, shprehet Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT