Basha kthen mëndje: Turqia mike e çmuar e Shqipërisë, mirënjohjen ndaj Presidentit Erdogan

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka pritur ditën e sotme në një takim kryetarin e parlamentit të Turqisë Mustafa Sentop.
Basha thotë se i shprehu mirënjohjen Turqisë dhe presidentit Erdogan për ndihmën e tyre për rindërtimin e shtëpive të shkatërruarav nga tërmeti dhe përballimin e pandemisë COVID-19.
Ai shprehet se Turqia është një mike e çmuar e Shqipërisë dhe popullit shqiptar, ndërs ashton se vullneti i tij është thellimi i bashkëpunimit me shtetin turk për të zgjeruar marrëdhëniet ekonomike.
“Pata kënaqësinë të pres sot Kryetarin e Parlamentit të Turqisë Mustafa Sentop.
Shpreha mirënjohjen ndaj Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e madhe që i ka dhënë vendit tonë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti dhe përballimin e pandemisë COVID-19.
Turqia është një mike e çmuar e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar dhe ka qenë pranë nesh në momente të rëndësishme për vendin dhe kombin tonë, si anëtarësimi në NATO, ndërtimi i Rrugës së Kombit, pavarësia e Kosovës dhe fushata për njohjen e saj.
Shpreha vullnetin tim për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen midis vendeve tona duke zgjeruar marrëdhëniet ekonomike që do të sjellin zhvillim dhe punësim për qytetarët shqiptarë”, shkruan Basha.