Basha: Shqipërinë e futa në NATO dhe hoqa vizat, do ta anëtarësoj dhe në BE (VIDEO)

Kreu i PD Lulzim Basha është kthyer besimplotë nga vizitat që ka bërë në Slloveni dhe në Kroaci, dhe thotë se do të anëtarësojë Shqipërinë në BE, kur të bëhet kryeministër.
Basha shkruan se siç anëtarësoi vendin në NATO dhe hoqi vizat, do ta anëtarësojë Shqipërinë dhe në BE.
“Shqipëria duhet të ecë në një rrugë të sigurt drejt Bashkimit Europian. Kjo nuk ndodhi gjatë 8 viteve të Ramës. Rama vetëm e ka larguar Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Ne do të korrigjojmë të gjitha dështimet e Ramës, përfshirë këtu edhe këtë dështim.
Ashtu siç e anëtarësova Shqipërinë në NATO, ashtu siç liberalizova vizat, jam i sigurt se të gjithë së bashku do ta integrojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian”, shkruan kreu i PD Lulzim Basha, dhe ndan videon e mëposhtme.