“Basti” i drejtorit të policisë së Shkodrës: Më gjeni një lokal hapur dhe unë do të jap dorëheqjen

Drejtori i Policisë së Shkodrës Niko Brahimaj ka deklaruar se nës enë Shkodër do të jetë një lokal i hapur pas orës 20:00, ai do të japë dorëheqjen.
Ai tha se fokusi nuk do të jetë te gjobitja e bizneseve, port e ndërgjegjësimi i qytetarëve për të zbatuar masat kundër koronavirusit.
“Policia e Shkodrës është e fokusuar në ruajtjen e pronës, jetës dhe shëndetit të qytetarëve të Shkodrës. Ne do të bëjmë cdo gjë që qytetarët të ndërgjegjësohen, në fokus nuk është gjoba por ndërgjegjësimi. Të gjithë të zbatojnë rregullat e vendosura nga struktura. Ne duam që qytetarët të na mirëkuptojnë, që niveli i gjobave të jetë zero, por nuk do të tolerojmë askënd.
Më thoni emrin e një lokali. Një emër të një lokali dhe për 3 minuta do të jemi bashkë atje. Sot më thoni një lokal hapur tani, jo në Shkodër brenda por edhe në rrethina dhe bashkitë e qarkut. Nëse do të ketë do të jap dorëheqjen. Më gjeni një lokal hapur”, tha ai.