BE del HAPUR në krah të Serbisë dhe shqetësohet për ta: Kujdes me votuesit serbë dhe të minoriteteve!

Bashkimi Europian ka lëshuar një qëndrim politik për zgjedhjet e Kosovës. Brukseli ka lëshuar kryesisht një apel për të ruajtur minoritetin serb dhe të tjerët nga një përplasje politike.

“Opozita dinamike dhe një garë elektorale janë pjesë e demokracisë pluraliste”, është përgjigjur një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Komisioni Evropian edhe në Raportin e Progresit të miratuar vitin e kaluar, kishte konstatuar se zgjedhjet në Kosovë ishin zhvilluar në përgjithësi në mënyrë të duhur me garë konstruktive, përpos në pjesët e Kosovës ku garonin pjesëtarët e serbëve të Kosovës.

Në ato pjesë, sipas vetë raportit të Komisionit Evropian, ka pasur presione dhe frikësime të atyre që kandidonin kundër Listës Srpska apo mbështetësve të tyre.

Në pyetjen se çfarë ka bërë Bashkimi Evropian për të siguruar që edhe në pjesët e banuara me serbë në Kosovë të mos përsëriten problemet që janë parë në të kaluarën, Komisioni Evropian ka thënë se “BE-ja rregullisht diskuton me të gjitha çështjet përkatëse, përfshirë edhe kur është fjala për zgjedhjet me bashkëbiseduesit relevantë, dhe nënvizon nevojën për të implementuar rekomandimet e misionit vëzhgues të BE-së”.

“Është e nevojshme që të gjithë votuesit të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë të lirë, pa presion politik. Të gjithë pjesëmarrësit, institucionet apo partitë politike, mbajnë përgjegjësi për këtë” tha zëdhënësi i Komisionit Evropian. Nga BE-ja është paralajmëruar se përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, së bashku me aktorë tw tjerë ndërkombëtarë, do të jenë të pranishëm në ditën e zgjedhjeve në një numër vendvotimesh në Kosovë për të ndjekur procesin zgjedhor./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT