Braçe shpërthen ndaj Bashës: Ooooo rryp! Nuk je ndryshe nga mileti ti edhe pse zgjohesh në drekë

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Bashkëshortja e Bashës i publikoi një foto teksa kreu i PD-së ishte duke i dhënë makinës, por nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.
Braçe shkruan se Basha nuk është ndryshe nga njerëzit e tjerë dhe ligji nuk ndryshon vetëm për të.
“Vendos rripin ooooo rryp!
Nuk je ndryshe nga mileti ti edhe pse zgjohesh në drekë;
Ligji nuk ndryshon se je ti!”, shkruan zëvendëskryeministri Erion Braçe.