Brataj: Janë rritur shtrimet në spitale, piku u arrit më 15 shkurt

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lënë sot në fuqi masat anti-COVID të dy javëve me parë. Ndërkohë, kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka deklaruar se kemi një rritje të shtrimeve në spitale. Maksimumi ai tha se është arritur me 15 shkurt.

“Fakti pozitiv është te kontrolli i indikatorëve të infeksionit. Ka një ulje të lehtë të numrave. 598 vizita në banesë në datën 15 shkurt. 2200-2300 thirrje në ditë në urgjencën kombëtare. Numri i shtrimeve nga 44 në 26 janar duke u rritur në datën 8 shkurt, duke arritur maksimumin me 15 në 119.

S’ka rritje progresive të thirrjeve për ndihmë dhe vizitave në banesë, situata në kontroll. Sa i përket spitaleve rajonale ndihmojnë në menaxhim të situatës”, tha Brataj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT