“Burre zotëri”, avokati Lapaj: Falë doktor Edvin Priftit babai im vrapon sërish, të duam familjarisht!

Në një kohë kur Gjykata e Posaçme vlerësoi pozitivisht kërkesën e SPAK për burgosjen e mjekut Edvin Prifti, të cilit iu gjetën një sasi parash, nuk kanë munguar reagimet e forta në rrjet pro tij, me pacientë apo të afërm, që tregojnë eksperiencën e familjarëve të tyre, jeta te të cilëve ka qenë në duart e kardiologut.
Një prej postimeve që është bërë dhe më së shumti viral është ai i avokatit Adriatik Lapaj, i cili shprehet se falë kardiologut Prifti, i ati i tij është në gjendje jo vetëm të jetojë, por edhe të vrapojë sërish.
“Falë doktor Edvin Priftit babai im sërish vrapon dhe jeton sikur të mos ishte sëmurë kurrë. Doktori me duart e veta të arta e la pranë familjes tonë.
E njoha në këto kushte doktorin. E njoha si zotëri. Mirënjohjen ma ka kultivuar babai.
Të jam mirënjohës i dashur Edvin. Unë nuk i futem fare problemit që lindi. Unë jam me ty sepse duart e tua shpëtuan jetën e tim ati. Ti nuk më kërkove asgjë.
Të duam familjarisht doktor! P.s ky status është konsideratë personale ndaj doktorit. Mardhënien me drejtësinë ai e ka personale.