Deputeti jep ALARMIN dhe i bën thirrje qeverisë: Fusni popullin në karantinë totale se flama ka marrë dhenë

Sot në Shqipëri u vendos një tjetër rekord i zi sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë.

U shënuan 1239 raste ditore dhe 16 viktima. Sakaq, deputeti i Kuvendit Arlind Çaçani i ka bërë thirrje qeverisë që të fusë në karantinë totale vendin dhe t’i dalë për zot qytetarëve.

Sipas tij çdo gjë shërohet me kohë, por viktimat nuk kthehen më, ndaj duhet ndaluar sa më parë kjo flamë që ka marrë dhenë.

Shënimi i Çaçanit

Çfar duhet te presim me?

A ka kambane alarmi me te qarte se kjo???

Gjithçka do te sherohet me kohen, po jetet e humbura nuk do ti kthejme dot me

Shendeti i qytetareve te papergjegjshem eshte ne rezik

Nje qeveri e pergjegjeshme sot e fut vendin ne karantine totale dhe i del perzot vendit te vet.

Mjaft na hapet barkun me propogande dhe shtirje sikur gjithçka eshte nen kontroll, flama ka muaj qe ka marr dhene dhe ska burr nene qe i ben derman.

Vendi ka nevoje urgjente per karantine totale dhe jo per levizje oraresh

147976568_4542638645752205_1640700779224440559_o.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT