Do lironte vrasësin nga burgu/ Si i prishi planin SPAK gjyqtares, kishte marrë para bashkë me…

Detaje të reja kanë dalë pas arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha. Sipas informacioneve paraprake, burime bëjnë me dije se këta persona po planifikonin lirimin e një të dyshuari për vrasje nga burgu i Fushë-Krujës.
Sipas news24, Hoxha së bashku me avokatin Aldo Tabaku kishin marrë një shumë të konsiderueshme parashë për lirimin e të dënuarit për vrasje.
Kompjuterat personale dhe të gjitha dokumetet e saj janë marrë në sekuestrim nga ana e SPAK. Tashmë gjyqtarja do të përballet me akuzat e korrupsioni, shpërdorimit të detyrës dhe ndikimit të funksionarëve publikë.
Enkelejda Hoxha ishte në procedim nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, i cili kërkoi shkarkimin e saj. Këshilli i Lartë Gjyqësor e shtyu senacën e fundit të mbajur për Hoxhën, pasi vetë gjyqtarja kërkoi më shumë kohë për të shqyrtuar dokumentet e nevojshme. Hoxha kishte mbi 6 kg dokumente dhe kërkoi shtyrjen e seancës.