“Duhet të jeni krenarë për qeverinë e Shqipërisë”/ Rama: Europa na braktisi, na la jashtë skemës së vaksinimit

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet e tij sociale. Një prej pyetjeve që i drejtohej kryeministrit lidhej me vaksinimin dhe pse po vonohet ky proces.

Rama theksoi se ndryshe nga vendet e rajonit, Shqipëria ka arritur të nënshkruajë një kontratë me kompaninë Pfizer.

“Duhet të jeni krenarë për qeverinë e Republikës së Shqipërisë, edhe pse është qeveria e një prej 6 vendeve të rajonit, që u la jashtë skemës europiane të shpërndarjes së vaksinës, në pritje të Godo Covax.

Siguruam kontratën e drejtpërdrejt më Pfizer dhe e nisëm vaksinimin në janar. E dini që në Bosnjë do marrin vaksinën Sputnik, ndërsa në Maqedoninë e Veriut do marrin vaksinën kinezë

Ndërkohë ne kemi kontratë, kemi filluar. Ka pasur një vonesë, sepse ka më pak vaksina se sa ka kërkesa”, deklaroi kryeministri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT