E pa veten në fotografinë KFOR-it, Shabani kujton me emocionin momentin e 21 viteve më parë (FOTO)

KFOR ka publikuar së fundmi një fotografi të realizuar 21 vite më parë, kur Kosova ishte në luftë. Për të folur rreth kësaj fotografie të rrallë, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, Shaban Xanin, për të cilin janë ende të freskëta momentet e vështira të luftës.

Shabani ka qenë vetëm gjashtë vjeç në atë kohë, por mban mend kur iu dogj shtëpia dhe humbën çdo gjë, në komunën Skënderaj, afër Prekazit.

E pa veten në fotografinë KFOR-it, Shabani kujton me emocionin

“Kjo foto është shkrepur në vendin e quajtur ‘Lisat e Xanit’. Nuk kishim shtëpi, as veshje sepse ishte shkatërruar çdo gjë, unë po ecja me gjyshin.

Ajo në foto është një predhë, e hedhur nga tanket ushtarake. U afrua një ushtar i KFOR-it dhe më bëri foton. Isha i entuziazmuar kur shihja atë mjet të madh ishte afër meje. Predha më dukej si një lodër. Ne kishim qejf të kishim lodrat tona, por nuk kishim”.

Ai tregon se ka qenë muaji gusht i vitit 1999. I përlotur, Shabani kujton se në vend të lodrave kishin predhat. “Ato predha i kemi përdorur si porta futbolli”, rrëfen Shabani. Ky i fundit shton se është e rëndë të kujtohet lufta.

E pa veten në fotografinë KFOR-it, Shabani kujton me emocionin

Back to top button
LAJMET E FUNDIT