“Famëkeqja e Krujës”/ Rama reagon për arrestimin e gjyqtares që lironte kriminelët nga burgu

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha, pas hetimeve të bëra nga SPAK.
Sipas Ramës, prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal është një lajm i mirë për reformën në drejtësi.
“Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi!”, shkruan Edi Rama.
Gjyqtarja Hoxha u arrestua pasi po planifikonte lirimin nga burgu të një tjetër të dënuari. Mësohet se ajo kishte marrë 12 mijë euro për lirimin me kusht të Saimir Petanit, të dënuar për vrasje./Gazeta SHQIP