FIFA publikon renditjen e parë të kombëtareve për vitin 2021, ja në cilin vend ndodhet Shqipëria

FIFA ka publikuar sot renditjen e parë të kombëtareve për vitin 2021, ku Shqipëri vijon të klasifikohet në vendin e 66 me 1360 pikë. Kuqezinjtë renditen pas Maqedonisë së Veriut, ndërsa lënë mbrapa Arabinë Saudite, Bullgarinë dhe Irakun.
Vendin e parë të kësaj renditje vijon ta mbajë Belgjika, e ndjekur nga Franca dheBrazili. Në vendin e katërt klasifikohet Anglia më pas Portugalia, Spanja e gjashta, e shtata Argjentina, Uruguaji e teta, Meksika e nënta dhe “Top 10” e mbyll Italia.
Duke parë se Gjermania nuk ka kaluar një periudhë të mirë me kombëtaren e saj, renditet në vendin e 13.
Asnjë ndryshim edhe për Kosovën, e cila mbetet në vendin e 117-të. Dardanët e shohin veten pas skuadrave si Korea e Veriut e Sierra Leone, ndërsa kanë lënë pas vetes Zelandën e Re, Guinea Bissau, Taxhikistan, Namibi dhe Kazakistanin.