FOTO/ Kryhet ndërhyrja e rrallë në zemër në QSUT, foshnja 7 ditësh drejt rikuperimit

Mjekët në QSUT kanë kryer me sukses një ndërhyrje të rrallë në zemër.

Lajmin e bën të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se ndërhyrja ishte e një kompleksiteti të lartë dhe zgjati pesë orë.

Por fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe foshnja 7 ditësh, i quajtur Ezilion, është drejtë shërimit të plotë.

FOTO/ Kryhet ndërhyrja e rrallë në zemër në QSUT,

Postimi:

Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer me sukses nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, tek një fëmijë vetëm 7 ditësh

Ndërhyrja e kompleksitetit të lartë, e këmbimit të arterieve të mëdha të zemrës, e cila zgjati 5 orë, e realizuar prof. Arben Baboçi, prof. Altin Veshti,  dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, i ka shpëtuar jetën Ezlionit të vogël

Pas 20 ditësh në terapi intensive, me kujdesin e veçantë të stafit mjekësor të reanimacionit të Pediatrisë, Ezlioni është drejt shërimit të plotë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT