FOTO/ Në Shkodër për nisjen e vaksinimit, Rama pritet me protesta, policia ‘blindon’ rrugët

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Shkodër ditën e sotme, për nisjen e fushatës së vaksinimit. Por kreu i qeverisë është pritur me protesta, ku banorët e zonave të përmbytura dolën në rrugë, në hyrje të Shkodrës.
Për pasojë pati edhe prezencë të shtuar të forcave të policisë, për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Pas Tiranës, fushata e vaksinimit nis sot edhe në qytetin e Shkodrës dhe Vlorës.
Procesi do të kryhet në ambientet e Pallatit të Sportit për bluzat e bardha për të gjithë jugun.