FOTO/ Pak para mbylljes së votimit, kosovarët nuk ‘tremben’ nga moti i keq, në radhë për të hedhur voton

Në Kosovë po mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa dy orë para mbylljes së qendrave të votimit, kosovarët janë në radhë për të hedhur votën e tyre.
E pavarësisht motit të acartë që ka mbërthyer vendin, sipas raportimeve, numri i qytetarëve që morën pjesë në votime ishte mjaft i lartë.
Qendrat e votimit mbyllen në orën 19:00, ndërsa deri në orën 15:00, afro 32 për qind e rreth 1 milion e 800 mijë votuesve të regjistruar morën pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen në Kosovë.
Këto zgjedhje janë të pestat me radhë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, në shkurt të vitit 2008.