FOTO/ Tirana mahnitëse, nën petkun e bardhë të dëborës

Rrallëherë ndodh që Tiranën ta shohim të mbuluar me dëborë. Sot kryeqyteti është gdhirë me një pamje fantastike. Pas katër vitesh, rrugët e Tiranës janë zbardhur nga dëbora, e cila nisi mbrëmjen e djeshme dhe vijoi përgjatë gjithë natës.
Kanë qenë të shumtë qytetarët që e kanë shijuar dëborën, të cilët kanë dalë që herët në mëngjes për të kaluar bukur me të afërmit dhe për të shkrepur disa foto.