Fotot/ Rama: Ja si Korça ka ndryshuar si nata me ditën. LSI reagon

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka hedhur disa foto për të treguar ndryshimin që ka pësuar Korça, duke shkruar se ata nuk duan ta shikojnë tregojnë “verbërinë” e tyre, pasi “Parisi i Vogël” ka ndryshuar si nata me ditën.
“S’ka më të verbër se sa ai që nuk do të shikojë, por Korça nga dje sot nuk ka ndryshuar si nata me ditën veç në dukje, po edhe në të ardhurat e ekonomisë vendore, që dje lëngonte nën pluhurin e harresës, ndërsa sot hap dita-ditës dyer të reja bujtinash, baresh, restorantesh, aktivitetesh lloj-lloj, të cilat tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë në qytetin që sot e kupton pse të moçmit e quanin, “Parisi i Vogël” i Shqipërisë”, shkruan Rama në Facebook.
Më tej kreu i qeverisë shton se “me qendrën e re të kodimit e të start up-eve për të rinjtë, Korça e Mandatit të Tretë do të kthehet edhe në një destinacion dijeje për punësim në tregun global të shërbimeve digjitale”.
Rama e shoqëron këtë qëndrim me foto ku vihet re ndryshimi i pazarit të vjetër të këtij qyteti dhe të qendrave të tjera.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i LSI-së, me anë të shefit politik për këtë qark, Endrit Braimllari. Ai ka akuzuar pushetin lokal për mos menaxhim të mbetjeve urbaneve.
“Çfarë mendimi ka Kryeministri për Korçën ? Ku qyteti me i dashur i Shqipërisë vuan sot arrogancën e Qeverisë dhe Bashkisë. Koshat të mbushur plot me mbeturina, ndërsa Bashkia bën sehir e zhytur në klientelizëm dhe nepotizëm”, shkruan zyrtari i LSI-së.
Më poshte fotot e publikuara nga Rama.