‘Frikë’ nga protestat e shqiptarëve në Tuz, Kryeministri malazez anulon vizitën dhe akuzon Gjeloshajn

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, ka thënë se ajo që po ndodh sot në Tuz, nuk i shërben askujt.

“Masat e reja epidemiologjike synojnë të mbrojnë qytetarët e Tuzit, sepse ne tregojmë se shëndeti i qytetarëve tanë është mbi të gjitha”, ka thënë Krivokapiç.

Ai tha se institucionet shtetërore “duhet të funksionojnë në territorin e të gjithë Malit të Zi, duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën”.

Ai kishte paralajmëruar vizitë në Tuz sot, mirëpo e anuloi atë. Por, kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj ka njoftuar se kanë marrë iniciativë të re për të biseduar me përfaqësuesit qeveritarë.

Kryeministri malazez gjatw njw prononcimi pwr mediat, kryeministri malazez u shpreh se e anulloi takimin pwr faktin se nuk dwshiron tw bwhet pjesw e spektakleve politike dhe se sipas tij, Gjeloshaj kwrkoi qw tw pwrfitonte politikisht.

Ndërkohë kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka thënë se ata kanë përgjegjësi ndaj komunës që e përfaqësojnë dhe po ashtu ndaj qytetarëve.

“Ne do të bëjmë pjesën tonë të punës, Policia po shkon atje ku ka punë, ne kemi marrë një iniciativë të re për të biseduar me përfaqësuesit e Qeverisë. Ne e kemi pranuar atë, biseda është e rëndësishme për ne. Nuk ka rëndësi ku do të shkojmë, dialogu është i rëndësishëm”, ka thënë Gjeloshaj. Ai theksoi se kanë rënë dakord me Policinë që të mos mbyllen lokalet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT