‘Genocid, diktaturë, ndarje klasore’/ Rama thumbon Metën: Nuk thashë të vaksinojmë Bujar Nishanin, por personalitete si Tinka Kurti

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar presidentin Ilir Meta dhe akademikun Artan Fuga, që dolën kundër vendimit për ‘vaksinimet e diferencuara’, ku fillimisht do marrin dozën ndaj covid personalitetet e njohura mbi 80 vjeç.
Në një bashkëbisedim me qytetarët në Fier, Rama tha se sipas Metës, është diktaturë që të vaksinohet aktorja Tinka Kurti, ndërsa shtoi që më këtë nismë iu jepet mesazhi qytetarëve që duhet të vaksinohen.
“Sa për vaksinën, ju e shihni se ç’po ndodh ne Evropë dhe botë në përgjithësi. Shumë janë në hall, dhe në këtë mes ka halle e halle, tjetër është Gjermani, Itali e tjetër ne, si dhe tjetër 140 shtete që akoma se kanë marrë e s’dihet kur do e marrin vaksinën.
Ne për fat të mirë e kemi nisur vaksinimin, s’jemi në kategorinë e Izraelit sigurisht që e pagoi vaksinën me 3-fishin e çmimit para se vaksina të prodhohej, duke rrezikuar që në rast se vaksina nuk aprovohet lekët ikin në lum, ndërkohë vendet e tjera se kanë bërë një gjë të tilla.
Tani kemi një fabrikë që përgjigjet për gjithë botën. Ne kemi bërë çfarë mundën, bëra lypsarin në Amerikë dhe morëm një kontratë. Tani ka filluar lëvrimi, brenda marsit e gjitha sisa që do vinte mesi i janarit do të vijë, me Pfizer vijojmë çdo ditë kontaktet për ta ofruar dozat. Brenda marsit mbarojmë vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve, mbarojmë dhe vaksinimin e të moshuarve në shtëpitë e kujdesit.
ne në shtëpitë e të moshuarve kemi 437 që janë pa njeri, dhe 300 personel.
Unë thashë se do e fillojmë vaksinimin me disa personalitet që i kanë dhënë shumë vendit dhe që nuk duhet t’i kujtojmë vetëm kur marrim lajmin që u ndanë nga jeta, dhe prandaj duam t’i ndihmojmë me vaksinimin, dhe flas për personalitet 80+, s’thashë hajde marrim Bujar Nishanin ta vaksinojmë, dikush thoshte genocid, Meta thoshte diktaturë, ndarje klasore.
Pra qenka ndarje klasore që Tinka Kurtin ta vaksinosh, apo dikë tjetër mbi 80 vjeç, apo Alfred Moisiun. Jo, si të tjerët ata do vaksinohen , dhe kjo është ndihmë që i jepet fushatës që duhet të vaksinohemi në kushtet kur kemi lloj sharlatanësh që flasin për cipa dhe kështu Bill Gates do mbledhë thashethemet e e këtyre për të bërë çfarë.”, deklaroi Rama.