Gjyqi kundër UÇK/ Kryeprokurori Smith ndihet i kërcënuar nga avokati i Veselit

Kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jack Smith, është ndier i kërcënuar nga gjuha e avokatit mbrojtës të Kadri Veselit, Ben Emmerson.

Gjatë seancës që po mbahet në Hagë Emersoni është ankuar se Prokuroria nuk po ia jep mbrojtjes materialet e nevojshme, në mënyrë që të përgatitin mbrojtjen për klientët e tyre, këtë rast ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

“Prokuroria ka humbur nga sytë objektivin kryesor, që është t’i jepet mundësia mbrojtjes ta kuptojë çështjen”, ka thënë Emersoni.

Emmerso, figurativisht, ka kërkuar nga gjykatësi Nicolas Guillou se “duhet ta nxjerrë kamxhikun”, për të bërë që Prokuroria ta kryejë punën e saj dhe kjo ka nxitur kryeprokurorin Smith që t’i përgjigjet mbrojtjes së Veselit, duke u ndier i kërcënuar.

“Gjykata duhet të shikojë faktet dhe ligjin dhe mendojë se detyra e Prokurorisë që duhet të zbatohet. Gjuha inflamatore po përdoret, edhe kërcënimet. Dy herë Emmersoni e ka bërë sot këtë”, tha Smithi.

Lidhur me kohën se kur do të dorëzohet dosja paraprake, Smithi tha se do ta trajtojë këtë çështje kur të jetë pikë e rendit të ditës

Back to top button
LAJMET E FUNDIT