Greqia “hakmerret” ndaj shqiptarëve që urdhëruan rreshtimin e ushtarëve grekë, ja çfarë ka ndodhur me ata

Ministri Grek i Mbrojtjes Nikos Panagiotopulos, ka reaguar lidhur me videon e postuar në 15 janar të këtij viti, ku dy të rinj shqiptarë u japin urdhra ushtarëve grek në gjuhën shqipe.
Ministri ka deklaruar se ngjarja është hetuar dhe shqiptarët janë akuzuar për sjellje të pahijshme dhe ndaj tyre u morën masa disiplinore.
Kjo deklaratë e tij erdhi si përgjigje ndaj një pyetje në Parlamentin e Greqisë nga kryetari i partisë “Zgjidhja Greke”, Kyriakos Velopoulo.
“Një Provim Administrativ i Betuar u krye për këtë ngjarje specifike në mënyrë që të hetojë kushtet në të cilat ndodhi regjistrimi i videos dhe postimi i tij në mediat sociale.,” tha Panagiotopulos, duke shtuar se akuza ishte për sjellje të pahijshme dhe u morën masa disiplinore për palën shqiptare.
Pas publikimit të videos, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Greqisë ka nisur një hetim në lidhje me rrethanat e xhirimit të saj dhe nëse në të ka fyerje për Greqinë apo ushtrinë vendase.