Greqia shtyn “lockdown-in”, ashpërsohen masat në Kakavijë, lejohen të kalojnë vetëm 400 persona në ditë

Qeveria greke ka vendosur shtyrjen e lockdown-it të ashpër në periferinë e Atikës, përfshi kryeqytetin e vendit Athinë dhe zonën e Pireut.

Zv/ministri grek i Mbrojtjes Civile dhe krizave ka deklaruar pak minuta më parë se përveç shtyrjes së lockdownit për Attikën edhe për një javë, do të ketë edhe një masë për doganat e Kakavijës dhe Evzonon për të shmangur shpërndarjen më të madhe të COVID.

“Nga data 1 Mars deri në 15 Mars në doganat e Kakavijës dhe Evzonon orari do të jetë nga ora 7 e mëngjesit  deri në 7 të pasdites, ndërsa do të hyjnë në Greqi vetëm 400 persona në ditë”, tha Nikos Hardhalias zv/minister i Mbrojtjes Civile dhe Krizave.

Sot në Greqi u shënuan 1.790 të infektuar, 317 pacientë janë në intubim, ndërsa humbën jetën 29 njerëz. Paralelisht, sot u vaksinuan mbi 28.000 persona në të gjithë Greqinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT