Haradinaj e pranon:Konstatohet një fitore e Vetëvendosjes

Ramush Haradinaj është i pari politikan në Kosovë që e pranon se Vetëvendosja ka fituar zgjedhjet në Kosovë.
“Ashtu siç e kanë nxjerrë edhe exitpollet konstatohet një fitore e Vetëvendosjes dhe duhet që politikanët duhet ta urojnë atë”, th Ramush Haradinaj
Sa i përket rezultatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj u shpreh se parashikohet një rezultatet që shkon rreth 10% të votave. “Këto janë parashikimet tona. Kërkojmë të mos dëmtohet procesi i mirë nga numëruesit e votave, komisionerët e vëzhguesit”, tha Haradinaj.
Ndërsa shtoi se nuk ka vija kuqe me Vetëvendosjen sa i përket bashkëpunimit. Ai ka shpallur synimin për qenë president i Kosovës, e ai u shfaq i relaksuar nga parashikimet që ato kanë si parti, duke thënë se presin më shumë se sa sondazhet paraprake.