Haradinaj në Tiranë me presidentin Meta, japin mesazhin e koduar: Në këtë Pranverë Shqiptare…

Kreu i AAK-së në Kosovë, Ramush Haradinaj ka ardhur në Tiranë për një vizitë.

Ai ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku është nën shoqërinë e presidentit Ilir Meta.

Siç duket, ata po konsumojnë një drekë së bashku në një nga restorantet më të njohura në Tiranë.

“Me presidentin”,- ka shkruar Ramush Haradinaj bashkëngjitur fotos, teksa tregon me gisht presidentin Meta.

Më pas edhe Meta ka publikuar një foto ku shkruan: “Sot me Ramushin, në këtë Pranverë Shqiptare.”

Ramush Haradinaj vjen në Tiranë, shtrohet për drekë me presidentin Ilir Meta

Back to top button
LAJMET E FUNDIT