Hetim mbesave për akuzat ndaj mjekjes për vdekjen e babait, ish-deputeti i PD: As hasmi mos e përjetoftë, e ëma po lufton Covid

Policia e Tiranës njoftoi se ka nisur procedimi penal për dy vajzat e Rifat Lalos, të cilat pak ditë më parë deklaruan në media, se babai i tyre ndërroi jetë pasi në spitalin COVID nuk ju krye shërbimi i duhur.
Policia njofton se dy vajzat kanë përhapur informacion të rremë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, për shtetasen Migena Qato, me detyrë mjeke.
Ndaj këtij hetimi ka reaguar Vili Minarolli, xhaxhi i dy mbesave, që ka humbur vëllanë nga Covid. Ai shkruan se “tani atyre u duhet të përballen edhe me një procedim gjyqsor kur kanë edhe të jemën me infeksion në shtëpi”.
“Nuk i shkruajta këto rradhë për të ndikuar tek drejtësia. Ajo të bëjë detyrën e saj, por si duket në vendin tonë humanizmi dhe njerëzorja po i humbet vlerat. Asnje mos e perjetoftë (edhe hasmi) atë që përjetuan dhe vazhdojnë të përjetojnë mbesat e mija”, shkruan ish-deputeti i PD, Minarolli.
Reagimi i plotë
Te dashur miq te fb dhe me tej, u informova se mjekja e infektivit qe permendet me emer nga dy mbesat e mija ka hapur nje ceshtje penale?!! ndaj tyre. E drejta e saj.
Po ju drejtohem edhe juve te jepni gjykimin tuaj:
Mendoni sikur secili prej jush te ndodhej ne ate situate kur babai i tyre, idhulli i tyre ne castet e fundit te jetes u kerkonte ta nxirrnin nga ai vend ku e kishin lene te braktisur dhe nuk e prekte njeri me dore dhe ne komunikim me mjeken ajo u thoshte se po i benin skaner dhe te gjitha mjekimet. Pas disa castet babai i tyre ndrroi jete.
Tani gjykoni dhe ju, ke duhet te besonin vajzat, babane apo mjeken? Njeri nuk thoshte te verteten dhe ne kete rast ai/ajo quhet genjeshtar. Ka emer tjeter?
Pastaj mendoni gjendjen psikologjike te tyre ne ate moment ! Tani atyre u duhet te perballen edhe me nje procedim gjyqsor kur kane edhe te jemen me infeksion ne shtepi.
Nuk i shkruajta keto rradhe per te ndikuar tek drejtesia. Ajo te beje detyren e saj, por si duket ne vendin tone humanizmi dhe njerezorja po i humbet vlerat. Asnje mos e perjetofte ( edhe hasmii )ate qe perjetuan dhe vazhdojne te perjetojne mbesat e mija.