Irinej vdiq nga Covid/ Kisha Ortodokse Serbe zgjedh patriarkun e ri: Ja deklarata e parë për Kosovën

Mitropoliti i Zagrebit dhe Lubjanës, Porfirije, u zgjodh të enjten patriark i ri i Kishës Ortodokse Serbe, njoftoi Kisha Ortodokse Serbe në faqen e saj të internetit.
Me këtë emërim, Porfirije, i lindur në vitin 1961, bëhet kreu i 46-të i Kishës Ortodokse Serbe.
Kisha Ortodokse Serbe ka filluar procedurën për zgjedhjen e patriarkut të ri, pas vdekjes së patriarkut të mëparshëm, Irinej.
Irinej ka vdekur në muajin nëntor, pas infektimit me koronavirus. Atëbotë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Kosova “ishte shqetësimi kryesor i Irinejit”. Kisha Ortodokse Serbe e kundërshton fuqishëm pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt, 2008.
Menjëherë pas zgjedhjes së tij në krye të kishës Ortodokse Serbe deklarata e tij lidhet me Kosovën. Ashtu si edhe paraardhësit, edhe Porfirije është shprehur se Kosova është pjesë e Serbisë.
Ai beson se Kosova dhe Metohia janë çështje e identitetit serb dhe se, në rast se “e humbasim atë si themel të ekzistencës”, ai nuk është i sigurt se “populli serb ka një të ardhme”.
“Kosova është shumë më tepër sesa një lidhje entiteti. Miti është çështje imagjinate, dhe Kosova është një besëlidhje për patriarkun tonë dhe kishën tonë, është çështje identiteti… Interesi jetësor (i kishës) është ruajtja e Kosovës dhe ndërtimi i Tempullit të Shën Savës”, pati deklaruar ai kohë më parë.
Mënjeherë pas kësaj zgjedhjeje, ka ardhur edhe urimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç. “Shenjtëria juaj, me kënaqësi e mora lajmin për zgjedhjen tuaj si trashëgimtari i Fronit të Shenjtë të Pejës – froni i babait tonë Shën Sava Srpski.
Në emër të Republikës së Serbisë, si dhe të gjithë qytetarëve tanë të besimit Ortodoks, ju uroj që të punoni gjatë dhe me frytshmëri në fushën e Zotit në emrin e Krishtit dhe në një pjesë të familjes Serbe dhe të gjithë Ortodoksëve familja.
Në atë rrugë përpara jush, dhe populli ynë u drejtua, kryepeshkopë dhe patriarkë të mëdhenj dhe të famshëm serbë që dinin të ruanin besimin, nderin dhe imazhin e popullit tonë në kohë të vështira dhe t’i përgjigjeshin tundimeve që u dilnin përpara”, shprehet Vuçiç.