Ironizon Meta, zbulon arsyen pse udhëton natën: Buçasin sirenat dhe…

Gjatë një deklarate për mediat, Presidenti Ilir Meta tha me ironi se ai lëviz natën, pasi nuk do që sirenat që buçasin në rrugë të shqetësojnë qytetarët.
“Për mua ka dy gjëra të rëndësishme, pandemia dhe fuqia e tyre është vota e tyre, është 25 prilli. Prandaj unë them Referendum. Ka 5000 gjëra më të rëndësishme Kuvendi, 7 ditë për të marrë një përgjigje.
Ama për të vajtur në Kamzë, le të vijnë me mua dhe po e hapën ato rrugën për më shpejt se 30 minuta është e pamundur.
Unë udhëtoj natën, sepse ditën buçasim sirenat dhe nuk dua të shqetësoj qytetarët. Mos harrojnë se ka edhe 26 prill, ndonjë që ka kartelë mjekësore do të kërkojë rrethana lehtësuese”, deklaroi Meta.