Iu gjeten 500 milionë lekë CASH në shtëpi/ Çfarë thuhet në dosje për mjekun Edvin Prifti

Mjeku Edvin Prifti ka qenë një “peshk” i cili është kapur rastësisht nga rrjeta e madhe e përgjimeve të SPAK në kuadër të hetimeve për lirimin e të dënuarve përjetë nga Gjykata e Krujës.

Në dosjen hetimore, sipas ABC, thuhet se gjatë hetimit ka rezultuar se kryesekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi e përfshirë në këtë skemë korrupsioni i ka dhënë para mjekut Edvin Prifti me qëllim që ky i fundit t’i operonte të ëmën.

Prifti doli në përgjimet e SPAK nga hetimet për Gjykatën e Krujës, që çoi në pranga gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe 12 persona të tjerë.

“Gjatë hetimit ka rezultuar se e hetuara Manuela Mallkuçi i ka dhënë drejtëpërdrejtë përfitim të parregullt shtetasit Edvin Prifti me qëllim që ky i fundit të bënte operacion mamanë e saj.

Në këtë skemë të kundraligjshme janë përfshirë shtetaset Trëndafile Frangu dhe Migena Skënderi të cilat kanë konsumuar elementët e veprave penale “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në dosje.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme, oficerët e SPAK mësynë në zyrën dhe banesën e mjekut ku në total u gjetën dhe u sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 mln lekë të vjetra.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT