“Je arrogant”/ Kandidatja për deputete e PS ia thotë troç Ramës: Te ty s’më pëlqen…

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në një takim me kandidatët e rinj për deputetë të Partisë Socialiste.

Ata hynë me radhë për të shprehur vizionin e tyre. Teksa të gjithë u pyetën nga Rama se çfarë do donin të ndryshim në parti, një prej kandidateve i foli hapur Ramës.

Rama: Çfarë s’të pëlqen tek unë?

Kandidatja: Më pëlqen që jeni i drejtëpërdrejtë…

Rama: Fol troç, mos ki asnjë frikë..

Kandidatja: Jeni i drejtëpërdrejtë, por kjo ka dhe anën e vet negative. Sepse i vendosni në ndrojtje njerëzit që keni përballë.

Rama: Shumë e butë kjo akuzë, ma thuaj pra troç..

Kandidatja: Jeni pak arrogant.

Rama: Ok, e the butë, e di që shumë e thonë këtë, mbase jam, por mendoj që ajo që mua më etiketohet si arrogancë është në fakt drejtëpërdrejtësia, e folura troç dhe mbrojtja e këmbëngulja e bindjeve të mia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT