“Jemi larg fundit”, Tomini bën thirrje për qytetarët: Zbatoni masat, koronavirusi është sëmundje vdekjeprurëse

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, gjatë një interviste në TV, u bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë të zbatojnë masat kundër koronavirusit.

Ajo theksoi se ky virus është shumë më i rrezikshëm se gripi sezonal, ndërsa u shpreh se fundi është ende larg. Sipas Tominit, nuk ka ardhur fundi akoma dhe jemi larg kalimit të së keqes, duhet durim.

“Është një sëmundje respiratorë vdekjeprurëse, përtej gripit edhe nuk është i ngjashëm me gripin edhe pse gripi merr jetë. Ju lutem besoni që ekziston një sëmundje e tillë që mund të na marrë njerëzit e afërt nëse nuk respektojmë. E kuptoj që ka lodhje, por duhet të jemi të duruar. Shpresoj, që vaksinimi, kjo armë e fortë, do të na bëjë që ta mbyllim njëherë e përgjithmonë këtë problem.” – u shpreh Tomini.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT