“Kam bërë marrëveshje me Putin”, Vuçiç e konfirmon: Do të prodhojmë vaksinën ruse për të ndihmuar rajonin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do të fillojnë të prodhojnë vaksinën ruse në Serbi.
Srbijadanas shkruan se Vuçiç ka bërë një marrëveshje me Presidentin rus Vladimir Putin në mënyrë që të fillojnë procedurat sa më parë të krijimit të një ambjenti të përshtatshëm për të nisurprodhimin e vaksinave.
Vuçiç vetë ka thënë se do të prodhojnë sa më shumë vaksina në mënyrë që të ndihmojnë edhe vendet e rajonin.
“Unë dhe presidenti Putin bëmë një marrëveshje për të filluar të gjithë procedurën e cila është e komplikuar. Ne do të flasim me ekspertët rusë se si të shpejtojmë të gjitha proceset, për të parë se çfarë na nevojitet, kështu që deri në fund të vitit do të jemi në gjendje të fillojmë prodhimin e vaksinave. Ne do të dëshironim të prodhonim më shumë për të ndihmuar të gjithë në rajon. Sepse nuk ka kuptim që ne të vaksinohemi dhe fqinjët tanë jo. Pra, kjo është diçka tjetër që ne synojmë të arrijmë”, u shpreh Vuçiç.
Vaksina ruse është aprovuar deri tani në mbi 16 shtete të botës, ndfërkohë që është në fazat e studimit nga ana e Autoriteteve të Ushqimit dhe Barnave në Evropë në mënyrë për të marrë aprovimin në vendet e BE.