Kam marrë angazhim të çoj LSI për skrap? Basha: Bashkë me LSI do të largojmë Edi Ramën!

Lulzim Basha nuk ka pranuar t’i përgjigjet Edi Ramës i cili tha që në bashkëpunim me liderin e PD-së ka marrë përsipër të çojë LSI-në për skrap.

“Është kaq i lodhur, çfarë thotë sot nuk thotë nesër, shumë shpejt do të thojë të njëjtën gjë e do të përgënjeshtrojë, nuk mban më.

Në të ardhmen koalicioni që drejtoj me LSI është të largojmë Edi Ramën me LSI e më pas do të nisim programin e punës, jo mrekulli por normalizim për çdo shqiptar. Nuk kam premtuar mrekulli por marr angazhime”, tha Basha.

“PD nuk ka premtime ka një plan pune kemi 2 vite që i studiojmë me ekspertët më të mirë. Plan konkret pune që do të ulë taksat, do të rrisë mirëqenien e do të hapë 110 mijë vende pune e do të ulë koston e jetesës. Këto janë prioritetet e shqiptarëve e jo gërr-vërret e një njeriu që e di edhe vetë që është i ikutr. Që Shqipëria të fitojë Edi Rama duhet të largohet”, tha Basha.

Më tej ai shtoi se “me 25 prill ai është i paketuar, ndërsa pët tetë vite nuk bëri asgjë dhe ndaj më sulmon mua”. Ai shoti se Rama është e shkuara dhe se nuk merret më me të. “Koalicioni ynë, bashkë me LSI do të largojmë Ramën dhe do të nisim zbatimin e planit tonë të punës. Nuk kam premtuar mrekulli, por një program që Shqipëria të fitojë”./GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT