“Kam mbaruar me medalje ari…” Reagon mjeku për milionat cash: Kam pasur të ardhura shumë të mira

Mjeku Edvin Prifit ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk ka fshehur të ardhurat. Prifti është shprehur se ai ka punuar në Itali dhe se të ardhurat e tij kanë qenë shumë të mira.
“Kam mbaruar me medalje ari, specializim në Siena dhe La Sapienca diplomimin si specialist në kardiokirurgji, punova në San Kamilo, doktoraturë La Sapienca, kam pasur të ardhura shumë të mira në Itali.
S’kam fshehur asnjë gjë. Punoj privat dhe shtet. U befasova nga Prokuroria që kërkoi burg, kam operuar mijëra shqiptar”, është shprehur Prifti në sallën e gjyqit.