Kamping për turistët me kasolle barinjsh, ideja origjinale në Lekdush mbi Kanionet e Nivices

Studiuesi Auron Tare na ka prezantuar me Nikun, banori i një fshati malor në Lekdush mbi Kanionet e Nivicës.

Ai tregon se Niku është një nga të parët që ka zhvilluar turizmin në zonën e Lekdushit. Niku jo vetëm ka zhvilluar turizmin në këtë zonë, por me idenë e tij ka krijuar kasolle të dikurshme të barinjëve për turizmin.

“Ky eshte Niku. Banor i fshatit malor Lekdush mbi Kanionet e Nivices. Niku ishte nga te paret qe perqafoi idene tone te nje zhvillimi turistik ne kete zone. Me inisiativen e tij po zhvillon nje  ide origjinale te rikrijimit te Kasolleve te dikurshme te barinjve per turizmin. Niku  ishte nga te paret qe filloi te mbillte pisha ne zonen  ku po ben kete Kamping te vecante duke ju bashkuar idese per gjelberimin e zones.  Do te doja shume qe te gjithe vizitoret qe vine ne zonen tone te ndalonin per te pare dhe kampingun e Nikut si nje mbeshtetje per kete ide shume ekologjike dhe origjinale,” shkruan Tare në postimin e tij.

147973214_10223132882966347_6402401090925265969_n.jpg147712267_10223132885286405_478248189333914569_o.jpg

147568271_10223132885566412_5640340767173429919_o.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT