Kandidon në Vlorë/ Borxhi që Rama i ka Tiranës? Kryeministri: Më penguan të ushtroj vullnetin…

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët se pse nuk kandidon në Tiranë por në Vlorë dhe Durrës, dhe se a e ndjente për borxh që të jetë në listën e metropolit shqiptar, duke parë se ligji ia lejon atë.
Rama nga ana e tij deklaroi se Tiranës i ka dhënë shumë 11 vite si kryebashkiak, duke e transformuar në atë që çfarë është sot.
“Tiranës nuk i kam borxh në sensin që jam këtu në Tiranë, jam votues në Tiranë, nuk besoj se ajo do të jetë xheloze për Vlorën dhe për Durrësin.Plus që për Tiranën ka bërë diçka të mundur që kam ditur, sa më shumë të kalojë koha kam qenë shumë i dhënë me mish e shpirt për t’ja kthyer nderin e jashtëzakonshëm për 11 vjet më ka zgjedhur për kryetar bashkie. Dhe i kam një broxh tjetër që u ktheva si kryeministër, pasi më penguan që të ushtorj vullnetin e qytetarëve të Tiranës”, tha Rama.
Këtu Rama i referohet përballjes së atëhershme me kryedemokratin aktual Lulzim Basha për bashkinë e Tiranës në 2011, ku edhe pse fillimisht kryesocialisti u shpall fitues me 10 vota, KQZ mori vendimin për hapjen e kutive dhe rinumëimine votave të hedhura në kutitë e gabuar, duke sjellë kështu përmbysje të rezultatit.