Kolegu u kap me miliona lekë në zyrë e në shtëpi/ Kalo: Korrupsioni i ngjyrosur blu, rozë e mavi, por çuditërisht nuk zbulohet

Ironik ka qenë në reagimin e tij mjeku Tirtan Kalo, sa i përket arrestimi të kolegut të tij Edvin Priftit dhe shumave të mëdha të parave që iu gjet në shtëpi dhe zyrë.

Ai thotë se ky korrupsion është produkt i këtij sistemi të ngritur në Shqipëri, për vite e vite me radhe. Kalo nuk ka nguruar që të thumbojë edhe politikanët.

“Korrupsioni është gangrena e këtij palo sistemit tonë demon-kratik, që ne u rrekëm të ngremë në 30 vite. I shtrirë kudo i ngjyrosur në blu, rozë apo mavi. Ai shihet mjaft qartazi në vilat luksoze, por çuditërisht nuk zbulohet”, shkruan Kalo.

Emri i Edvin Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT