Komisioni për raportin e Dick Marty/ Manja: Kemi në dorë dokumentet sekrete nga SHISH

Komisioni i Posaçëm për informimin në lidhje me gjetjet për raportin e ‘Dick Marty’ është mbledhur ditën e sotme. Kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja tha se kanë ardhur dy raporte sekrete nga SHISH dhe ministria e Jashtme dhe se do të shqyrtohen.
“Janë depozituar 2 dokumente sekrete nga SHISH dhe Ministria e Jashtme.
Është dorëzuar dokumentacioni i kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme. Kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Jashtme”, tha Manja.
Klodilda Bushka tha se në fakt kanë ardhur dokumente voluminoz që do të kërkojë kohë dhe punë në shqyrtimin e tyre.