Konfiskimi i 60 mln eurove pasuri nga SPAK, SHBA: Goditje e madhe! U dënuan 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reagua pas konfiskimit të 60 milionë eurove pasuri nga SPAK dhe pas dënimin të grupit që grabiti pronat në bregdetin e Shëngjinit.

Një goditje të madhe, e quan Kim, teksa inkurajon SPAK-un që të vijojë me këto ritme. Kujtojmë se mes të janë edhe Xhevi Ndoka dhe Mimoza Ndoka, përkatësisht vëllai dhe motra e ish deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka.

“Një tjetër goditje e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milion €. Ky është gjithashtu një shembull tjetër i bashkëpunimit të fortë midis SHBA-Shqipërisë. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të prodhojë rezultate. E rëndësishme për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar”, shkruan Kim.

Konfiskimi i 60 mln eurove pasuri ishte goditja më e madhe e SPAK që nga krijimi i tij, por edhe në historinë e drejtësisë shqiptare, pasuro këto që i përkisnin një grupi kriminal. Bëhet fjalë gjithsej rreth 300 mijë metra katror, në 75 pasuri të ndryshme.

Lista e të dënuarve

Xhevi Ndoka 6 vite e 8 muaj burg
Mimoza Ndoka 1 vit 4 muaj, me kusht
Emanuel Gjura 4 vite e 8 muaj burg
Zef Lazri 8 muaj burg
Blendi Ndoka 3 vite e 6 muaj burg
Luigj Paloka 4 vite e 8 muaj burg, me kusht
Paulin Simoni 3 vite e 4 muaj burg
Vlash Gaxulli 2 vite burg, me kusht
Genc Zeneli 2 vite burg, me kusht
Kol Lleshi 2 vite burg, me kusht

Back to top button
LAJMET E FUNDIT