Kosnett: SHBA në krah të Kosovës, mezi pret të punojë me qeverinë e re

Pas numërimit të votave dhe daljes si partie e parë në zgjedhjet e 14 shkurtit, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Kosnett ka mbajtur një deklarata me anë të rrjeteve sociale.

Diplomati amerikan shprehet se SHBA mezi pret që të punojë me qeverinë e re, duke nënkuptuar me kryeministrin Albin Kurti.

“Përgëzoj qytetarët e Kosovës, që dëshmuan përkushtimin për demokraci dhe vizion të së ardhmes. Amerika qëndron krah Kosovës dhe mezi pret të punojë me Qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkët për paqe, drejtësi dhe prosperitet”, shkruan Kosnett në Twitter.

Albin Kurti ishte kryeministër kur si shkak i koalicionit mes LDK dhe PDK solli rrëzimin nga qeveria dhe këtë me bekimin e Richard Grenell të të dërguarit të administratës Trump në Kosovë.

Me ardhjen në pushtet të Biden, duket se do të ketë një qasje tjetër të administratës demokrate ndaj Kurtit./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT