KQZ gjobit Erion Veliajn me 835 mijë lekë: Bëri fushatë aty ku i ndalohet!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, pasi sipas tij ka zhvilluara aktivitete që janë të ndaluara të bëhen 4 muaj para zgjedhjeve. Gjoba është në masën 825 mijë lekëve, për 3 shkelje, atë të rregullave për aktivitetet e ndaluara, mos raportim të aktiviteteve dhe për promovim të aktiviteteve të ndaluara.

Bëhet fjalë për inagurimet e shtëpive të reja për të goditurit nga tërmeti, të cilat konsiderohen si shkelje e vendimit të KQZ.

Sipas ndryshimeve të reja në Kodin Zgjedhor, subjektet duhet të raportojnë në KQZ aktivitetet elektorale të tyre. Në rast të mosraportimit, ngarkon me përgjegjësi administrative politikanin që e organizon atë.

“Vendosëm: 1-Sansionin administrativ ndaj z.Erion Veliaj me gjobë në shumëm e 35 mijë lëkëve për shkelje të Kodit Zgjedhor për mosraportim të aktiviteteve publike; 2)Sanskionin administrativ në shumë 40 mijë lekë për shkelje të Komisionit Rregullator“, tha Ilirjan Celibashi.

Gjobat për Erion Veliaj

750 mijë lekë për shkelje të rregullave për aktivitetet e ndaluara

35 mijë lekë për mos raportim të aktiviteteve

40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara

Back to top button
LAJMET E FUNDIT