Kryeministri Rama udhëton me ‘urgjencë’ drejt Brukselit, takimet që ka në axhendë

Kryeministri Edi Rama pritet të jetë të hënën në Bruksel, ku në axhendë është edhe një takim me ministrin e BE për Punët e Jashtme, Josep Borrel, dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Mes temave që pritet të diskutohen është ecuria e Shqipërisë në integrimin evropian, dhe përdorimi i fondeve të BE-së për rindërtimit, që u akorduan pasi Shqipëria u godit nga tërmeti.

Sjellim në vëmendje që në fillim të këtij viti Rama ka lëshuar disa kritika në drejtim të unionit, që lidhen me procesin e vaksinimit anti-Covid.

Kreu i qeverisë do të shoqërohet në këtë vizitë nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT