Kryepeshkopi Janjiq kërkon “mbrojtje urgjente” të objekteve “kishtare serbe” në Kosovë

Kryepeshkopi i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, ka thënë sot se objektet e Kishës Ortodokse serbe në Kosovë kanë nevojë për “mbrojtje urgjente”.

Në një postim në “Twitter”, ai ka thënë se Policia e Kosovës në raportin e 4 shkurtit të këtij viti ka njoftuar se janë ndaluar katër shqiptarë të Kosovës duke vjedhur artefakte arkeologjike “në hermitazhin ortodoks serb” të Shën Pjetrit në Korishë të Prizrenit,

“Ata janë ndaluar për 48 orë, por gjatë transportimit njëri nga ta ka arritur të ikë. Trashëgimia serbe ka nevojë për mbrojtje urgjente”, ka thënë Janjiqi në këtë postim.

Më tej ai thotë se trashëgimia e Shën Pjetrit është vandalizuar edhe më parë nga hajdutët.

“Vendet e Kishës ortodokse serbe që gjenden në zonat ku nuk jetojnë më serbët janë të ekspozuara ndaj vandalizmit dhe vjedhjeve në Kosovë. Trashëgimia e Shën Pjetrit ka qenë cak i hajdutëve edhe më parë. Është një nga hermitazhet më të mëdha mesjetare me pjesë të mbetura të afreskeve mesjetare”, theksoi Janjiqi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT