‘KU JENI?’ Rama sërish kritika BE: Po rrimë presim vaksinat, ama Serbia zgjodhi vaksinën kineze

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish BE-në për menaxhimin e dozave të vaksinës.

Ai tha se është e padrejtë që popujt në këtë zonë në mes të Europës të rrinë të numërojnë sa vaksina u bënë.

Gjithashtu shtoi se Serbia ka vijuar me vaksinimet në masë pasi gjeti zgjidhje tjetër, mori vaksinën kineze.

“Është e padrejtë, që popujt në këtë zonë në mes të Europës të rrinë të numërojnë sa vaksina u bënë në Greqi, sa u bënë në Itali, sa u bënë nëpër Europë, ndërkohë që vetë presin të bëjnë vaksinën e parë, apo siç është rasti i Shqipërisë, që me të drejtë duan të bëhen më shumë vaksinime, apo të shohin se si Serbia bën mijëra e mijëra vaksina, me vaksinë kineze. Serbia bën zgjedhjen e vet, por është në mes të Europës, dhe nëse i është drejtuar Kinës, e ka bërë që të mos ishte si Shqipëria sot,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT